Keni errësuar xhamat e makinës? “Kolaudimi” njoftim të rëndësishëm: Abuzuesit në listën e zezë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një reagim lidhur me xhamat e zinj të makinave, ku theksohet se nuk do të kalohet në kolaudim asnjë makinë me errësim xhamash jashtë normave dhe pa certifikim zyrtar përkatës. Sipas DPSHTRR personat që nuk kanë lejen përkatës, do t’u refuzohet shërbimi dhe do të detyrohet të heqë filmat e çdo material errësues të pa certifikuar ose do duhet të kryejë procedurën e certifikimit për të vijuar me kolaudimin.


Certifikimi i errësimit është me sistem online të dhënash, ndaj çdo drejtues mjeti që abuzon futet në listën e zezë dhe do të verifikohet lehtësisht si edhe do të penalizohet me: masa administrative; me humbje të drejte shërbimi nëse fallsifikon, rrit % e errësimit pas certifikimit, ose i shmanget tarifave përkatëse.

Njoftimi: KUJDES Përveç kontrolleve në qarkullim për respektimin e kritereve për errësimin e xhamave të automjeteve (nga Policia Rrugore dhe DPSHTRR me matësa e masa ndaj çdo kundravajtjeje), çdo automjet që paraqitet për kolaudim në Qendrat e Kontrollit Teknik me xhama të veshur pa patur Certifikimin e DPSHTRR do t’i refuzohet shërbimi, do të detyrohet të heqë filmat e çdo material errësues të pa certifikuar ose do duhet të kryejë procedurën e certifikimit për të vijuar me kolaudimin! NUK KALON KOLAUDIMIN me errësim xhamash jashtë normave dhe pa certifikimin zyrtar përkatës

Rastet janë nga kontrolli periodik i mjeteve por edhe nga mjetet që ndalohen pas denoncimeve, sinjalizimeve dhe kontrolleve rrugore! Certifikimi i errësimit është me sistem online të dhënash, ndaj çdo drejtues mjeti që abuzon futet në LISTËN E ZEZË dhe do të verifikohet lehtësisht si edhe do të penalizohet me: masa administrative; me humbje të drejte shërbimi nëse fallsifikon, rrit % e errësimit pas certifikimit, ose i shmanget tarifave përkatëse! NDALOHET KATEGORIKISHT ERRËSIMI I XHAMIT BALLOR! NDALOHET ERRËSIMI I XHAMAVE ANËSORE RESHTI I PARË, NËN 50% TEJÇIM DRITE! NDALOHET PËRDORIMI I FILMAVE ERRËSUES ME REFLEKSE PASQYRE! NDALOHET ERRËSIMI I XHAMAVE ANËSORE RRESHTI DY E TRE DHE FUNDORI, NËN 10% TEJÇIM DRITE!

Kthesë e papritur në hetimet për ngjarjen që shokoi Greqinë/ Dalin fakte të tjera tronditëse

Fakte tronditëse po dalin nga vrasja e Carolinës 20-vjeçare në Glyka Nera të Greqisë. Një nga pyetjet kryesore për autoritetet është nëse vrasësi Babis Anagnostopoulos, kishte një bashkëpunëtor në vrasjen brutale të nënës 20-vjeçare të fëmijës së tij. Autoritetet besohet se kanë marrë informacione dhe të dhëna të reja lidhur me këto pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje.


Sipas mediave greke, pikëpamja se Anagnostopoulos kishte një bashkëpunëtor është forcuar kohët e fundit. Besohet se ky person nuk ishte i pranishëm në ekzekutimin e fatkeqes Caroline, por ishte “rekrutuar” nga autori për të dalë me “skenarin” e grabitjes dhe për ta ndihmuar atë të mbulonte fajin.

Informacioni thotë se disa të afërm të pilotit janë thirrur në prokurori ndërsa hetimet vazhdojnë. Autoritetet janë ende në kërkim të informacionit, siç janë tre telefonatat që u bënë kur psikologia, Eleni Mylonopoulou , e cila po ashtu u thirr për të dëshmuar , pasi dyshohet se ato nuk janë bërë nga autori i krimit. Prandaj, dyshimet i drejtohen një bashkëpunëtori të mundshëm.

Vetë zonja Mylonopoulou kishte dëshmuar për hetuesit se kishte marrë tre telefonata të fshehura, ku një burrë e kishte kërcënuar se do ta vriste pa shpjegime të mëtejshme. Këto veprime perceptohen si përpjekje për të terrorizuar psikologen, në mënyrë që të mos zbulojnë ato tëfshehta që Carolina fatkeqe i kishte besuar asaj.

Rrëfehet live Këngëtarja mes lotësh: “I dashuri më ka keqtrajtuar, vajza mos u dashuroni me djem me zinxhira” (FOTO)

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, shkaktoi reagime të shumta. Një ndër personazhet e njohur që përcolli dhe eksperienca personale, ndonëse një gjë e tillë nuk është e lehtë të bëhet, ishte këngëtarja Ana Kabashi, që foli në “ATv” për një lidhje abuzive të së shkuarës.


“Ka marrë kohë derisa e kam kuptuar, sepse kam hyrë në atë rolin që duhem me ia dëshmu që e dua atë njeri. (…)

Ndonjëherë aq shumë e do sa nuk sheh, i arsyeton ato të këqijat, tërë kohën e arsyeton. E në momentin e parë që ti ia sheh këto të këqija, mendon që diçka s’është në rregull, ngoje qetu zemrën se përnime nuk të rren kurrë.Të shkon pak gjatë por nuk je vet. Ka djem të mirë, ka çika të mira, testoje, ndaju njëherë me të dhe shikoje. Jeta vazhdon edhe tutje.

Nuk ke nevojë me kalu me dikë që nuk të bënë me u ndje mirë, që të bën të ndihesh se ti je e zonja, se ti e meriton me qenë e lumtur. Më ka prekur shumë.Ka shumë këso femrash tek ne. Nuk do të thotë që tek ne femrat gjithqysh janë provokative e për atë edhe është arsyeja.

Kam pasur edhe shokë të mi, kam pa statuse, bile një muzikanti tim i kam thënë largoje atë status mos ta sheh kush se marre. Çika mos i këqyrni djemtë që kanë zinxhirë, se ata nuk dinë ty me të trajtu’ – kush ka qejf me u dashur me një njeri që nuk din me të trajtua, ose ku e din ti, ajo është ndjenjë dhe nuk të jep ty të drejtë me e mbyt dikë”, u shpreh ajo.



Teuta mposht Vllazninë, rrëmben superkupën e Shqipërisë

Teuta është shpallur për të dytin edicion radhazi fituese e Superkupës së Shqipërisë pasi ka fituar sot përballë Vllaznisë këtë trofe që hap zyrtarisht sezonin futbollistik në Shqipëri. Përkundër gjithë kritikave për paraqitjen e saj në Europë, Teuta është rikthyer, Durrsakët kanë fituar pastër në shifrat 3-0 ndaj Vllaznisë. Dy golat e para ishin dhurata nga shkodranët. Fillimisht Zogovic me gafën qesharake duke i dhuruar golin Aleksit, me këtë të fundit që festoi te tifozët shkodran duke i provokuar disi.Ndërkohë goli i dytë i Grudës erdhi pas gabimit të Gurishtës. Si për të përmbyllur takimin në minutën e fundit mendoi Plaku pas super pasimit të Kallakut, duke shfrytëzuar mundësinë për të përmbyllur këtë përballje.


TEUTA-VLLAZNIA 3-0
57′ Aleksi, 62′ Gruda, 90’+4′ Plaku

Spektakël në Zvicër/ Lopët e plagosura fluturojnë me helikopter nga livadhet në Alpe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, duke na kujtuar shpesh lojën e fëmijërisë ‘fluturon lopa’, por edhe na tregon përkujdesjen që autoritetet zvicerane tregojnë ndaj kafshëve. Disa lopë të plagosura në Zvicër janë transportuar nga livadhet e larta alpine zvicerane me helikopter. Rreth 10 lopë që ishin plagosur gjatë qëndrimit të tyre veror në livadhet e larta alpine u morën me helikopter nga kreshtat në rajonin Klausenpass në qendër të vendit rreth 1,950 metra mbi nivelin e detit. Lopët ishin të lënduara dhe nuk zbrisnin dot nga alpet përmes shtigjeve të krijuara. Pjesa tjetër e tufës prej 1.000 lopësh do të zbresë këtë fundjavë në zonën Urnerboden në kantonin qendror të Uri në paradën vjetore të gjedhit transmeton sky news


Greqia hyn në një spirale të rezikshme/ 35 viktima nga Covid-19, mbi 3 mijë raste të reja në 24 orë

Greqia ka shënuar një bilanc tragjik sa i përket viktimave nga COVID-19. 35 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Po ashtu 3 mijë e 64 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në po kaq orë. Më shumë të infektuar pati Atika me 730 raste, pasuar nga Selaniku 343, Kreta 201 dhe Akaia 143.


Debat në vend kanë shkaktuar masat e vendosur për një ‘mini bllokim’ që do të hyjë në fuqi nga 13 shtatori, ku nga kjo datë, në restorante e hotele do të lejohen të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, apo ata që e kanë kaluar COVID në 6 muajt e fundit. Kundër kësaj masë dhe të revoltuar janë shprehur pronarët e bizneseve në Greqi, të cilët thonë se klientët e tyre potenciale zvogëlohen me 50%, për shkak se gati gjysma e popullsisë në vend nuk është vaksinuar.

Industria nuk mund të përdoret si një levë presioni ndaj shoqërisë për masa që shteti nuk mund t’i imponojë”, shprehen ata, duke kërkuar kompensim nga qeveria.

Në rast të rritjes së shifrave të infeksionit edhe pas ‘mini-bllokimit’, plani tjetër i Greqisë është që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa kategori, ndërsa deri më tani me detyrim janë vaksinuar personeli shëndetësor. Në listën e vaksinimit të detyrueshëm janë mësuesit, personeli i sigurisë, policia, zjarrfikëset e personeli ushtarak. Në përgjithësi, detyrimi do të zbatohet për punonjësit që vijnë në kontakt të madh me njerëzit.

E rëndë në Greqi/ 2 të rrinj shqiptarë dhunojnë të moshuarin dhe më pas i marrin 1340 euro

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke si autorë të dyshuar të një grabitjeje në një banesë në Halkidiki. Grabitja në banesën e të moshuarit 76-vjeçar ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Dyshohet se dy autorët, 23 dhe 26 vjec hynë brenda nga dritarja dhe dhunuan të moshuarin duke i kërkuar 1340 euro. Ata i morën paratë dhe u zhdukën, shkruajnë mediat greke. Por arratia e tyre zgjati shumë pak dhe tani duhet të përballen me drejtësinë greke.


E rëndë/ Kamioni përplas vajzën 14 vjeçare…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Tom Plezha”, në Tiranë, ku një kamion drejtuar nga një person me iniciale M. L., ka përplasur një vajzë 14 vjeçare me iniciale E.S. E mitura është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe mësohet se nuk ka rrezik për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident
.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Masat antiCovid/ Ja kushtet për të hyrë në Maqedoninë e veriut nga 1 shtatori

Maqedonia e Veriut ka vendosur se duke filluar nga 1 shtatori të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët do të hyjnë në territorin e saj duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19. Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR për Covid-19, jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi , ose testin e shpejtë antigen jo më vonë se 48 orë.

Personat të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.


Rritje e frikshme/ 905 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 humbje jete (Harta)

Në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 905 qytetarë, në këto bashki:
200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.
Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (28 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 905
Të shëruar në 24 orë 347
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4063

Testime totale 1,030,132
Raste pozitive 144,079
Raste të shëruara 132,723
Raste Aktive 8866
Humbje jete 2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3244
Shkodër 1597
Vlorë 791
Fier 685
Durrës 651
Lezhë 441
Elbasan 414
Berat 296
Gjirokastër 254
Korçë 221
Kukës 137
Dibër 135