Aksidenti në Muzinë, policia: “Mes 5 viktimave edhe 2 turistë nga Ukraina, po udhëtonin në furgon”

Policia jep detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi sot në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë, në Qafë Muzinë ku furgoni i linjës Tiranë-Sarandë u përplas me një “Land Rover” dhe përfundoi në greminë. Siç u konfirmua më herët 5 pasagjerë, së bashku me shoferin e furgonit humbën jetën gjatë aksidentit, ndërsa e vetmja e mbijetuar ishte 25-vjeçarja, G.D, e cila u nxorr e gjallë dhe që ndodhet në spital me fraktura të lehta jashtë rrezikut për jetën.


Mësohet se në mesin e viktimave janë edhe 2 turistë nga Ukraina.

Policia njofton se kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë
T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Ndërsa, në mjetin tip “Land Rover”, që ishte dhe shkaktari i aksidentit R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover),kanë mbetur të dëmtuar por jashtë rrezikut për jetën.

Informacion shtesë.


Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,
T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: