Aksidenti tragjik me 5 viktima/ Kjo është vajza 22-vjeçare që drejtonte fuoristradën (VIDEO)

Ka përfunduar aksioni i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë, duke iu marrë jetën pesë personave, ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë. Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Rexhina Çelhaga, e cila shkaktoi aksidentin e sotëm në Qafë-Muzinë. Ajo po drejtonte “Land Rover”-in me shpejtësi të lartë dhe në Qafë Muzinë i preu rrugën furgonit me pasagjerë. Drejtuesi i mjetit Bardhi Proda kreu disa manovra në mënyrë që të shmangte përplasjen me fuoristradën, por përfundoi në greminë bashkë me pasagjerët që kishte në furgon. Rënia nga 25 metra lartësi bëri që pesë persona, mes tyre edhe vetë Proda të humbisnin jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, një prej të cilëve është vajzë, 21 vjeçe. Për në spital është transportuar edhe Çelhaga pasi është plagosur nga aksidenti, ndërkohë që dy pasagjeret që ndodheshin me të në automjet janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: