Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugën F.S.Noli ,përballë “Gjimnazit Themistokli Gërmënji.”Sipas njoftimit të bërë nga policia viktima është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune dhe ende i paidentifikuar.
Njoftimi:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

