Brezi më i mirë është duke vdekur…Shqipëria po humb një gjeneratë që do i zhduket kombit tonë …

Po vdesin !

Brezi më i mirë është duke vdekur…
Ato që s’kanë bërë shkencë, por që kanë dhënë gjithçka për fëmijët.
Po zhduken familjet e mëdha, me shumë fëmijë dhe që respektonin prindrit. Rinia e sotme nuk njeh kushërinjtë. Po vdesin gjyshrit e varfër por që kane kapercyer me zemër të madhe gjithë veshtiresitë financiare .. Jane duke vdekur..

Ata kane njohur kohë lufte, kohë kur kanë shtrënguar rripat dhe janë kënaqur me pak, kanë njohur dhimbje dhe vuajtje, shpesh kanë punuar si kafshe…dhe nuk ankoheshin kurrë! Ata kerkonin grimca të thjeshta lumturie…dhe sot kerkojnë vetëm të perjetojnë çaste te lumtura me niperit dhe mbesat e tyre …

Ata po ikin nga kjo bote pa shqetesuar njeri, gjithmone ata s’kane shqetesuar …ata po ikin pa u thënë lamtumire fëmijve

dhe nipave që janë në emigracion.

Shqipëria po humb një gjeneratë që do i zhduket kombit tonë brez pas brezi….


Do na mungoni shumë…..❤️❤️❤️❤️

(Shkroi: Kreshnik Spahiu Janar 2021)

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: