Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan” kundrejt një pagese. Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Six”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të operacioneve me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Six”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.

55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: