Tritan Shehu: “Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë direkt me Brukselin! Kanë shumë për të thënë…

Nga Tritan Shehu :

Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë nga Bulevardi direkt me Brukselin! Dhe kanë shumë për të thënë… Një mundësi e veçantë kjo atë ditë për të shprehur aspiratën tonë të madhe për Europë e Perëndim, falenderuar Brukselin e liderat europiane për: – Vendosmërinë në integrimin europian të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.

– Çuarjen përpara të projekteve të BE siç është Procesi i Berlinit, TPR etj, të vetmet që jo vetëm mundësojnë bashkëpunimin midis 6 vendeve tona, por dhe na afrojnë me standartet europiane.

– Qëndrimi gjithmone dhe me te qarte te institucioneve europiane kunder atyre projekteve, qe bien ndesh me parimet e BE, me rrugetimin tone drejt Europes, sic eshte ne radhe te pare Ballkani i hapur i Vucic, etj.

– Por dhe per t’i evidentuar Brukselit, qartësuar më tej atë me problemet e mëdha që kanë mbërthyer Shqipërinë si pasojë e keq qeverisjes së regjimit:

– Për shkeljen nga ky regjim të vlerave, lirive e parimeve europiane.

– Për lidhjet e rrezikshme të autokratit të Tiranës me autokratët e Lindjes, që tejkalojnë marrëdhëniet normale midis shteteve, duke u konfiguruar me pozicionime të thella vartësie, vizione anti europiane etj.

– Për atë që shqiptarët, njëlloj si PE, konsiderojnë të rrezikshme për interesat tona projektet, që nuk implementohen nga Brukseli, siç është Ballkani i hapur.

– Për të argumentuar rreziqet e mëdha për vendin tonë, që vijnë nga korrupsioni galopant shtetëror, lidhjeve të tij me krimin, trafiqet etj.

– Për të evidentuar para Brukselit shkeljet e rënda të demokracisë në Shqipëri, që po çojnë në konsolidimin e një regjimi të korruptuar, anti-demokratik me fytyrë nga Lindja, burim i varfërisë e privimeve të mëdha për shqiptarët.

– Të gjitha këto, por edhe më shumë, si faktorë të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duke marrë rrugët e emigracionit. Prandaj më 6 Dhjetor shqiptarët nuk mund të humbin një “bashkëbisedim” të tillë me Brukselin, prandaj ata nuk mund të mungojnë atë dite në Bulevard.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.