Me fat kur të pret i zoti i shtëpisë, Ardit Gjebrea publikon foto me Nusretin….

Faturat e “kripura” të bifktekëve dhe darkave të shtruara në restorantet e turkut të famshëm, Nusret Gokçe, janë virale ende në rrjete sociale. Të gjithë dëshirojnë ta takojnë dhe të bëjnë foto me të dhe këtë së fundmi e ka arritur moderatori shqiptar, Ardit Gjebrea. Ka qenë vetë Gjebrea i cili në llogarinë e tij në “Instagram”, ka publikuar një foto ku shihet krah fëmijëve të tij, Jonit dhe Anës dhe sigurisht dhe krah Nusret Gokçe.

“Me fat kur të pret i zoti i shtëpisë”, shkruan Gjebrea.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.