“Meta”, kompania mëmë e Facebook njoftoi se do të rikthejë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Kjo vjen pak më shumë se 2 vjet pas pezullimit për shkak të sulmit të 6 janarit në Kapitol.
“Gjykimi ynë është që rreziku [për sigurinë publike] është zvogëluar mjaftueshëm. Si e tillë, ne do të rivendosim llogaritë e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme. Megjithatë, ne po e bëjmë këtë me rregualla të reja për të penguar përsëritjen e shkeljeve” – tha në një postim, Presidenti i Meta për Çështjet Globale, Nick Clegg.
Me llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram të riaktivizuara, Trump do të fitojë edhe një herë akses në platformat e mëdha dhe të fuqishme të komunikimit dhe mbledhjes së fondeve. Kjo mund të jetë një ndihmë për garën e tij të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.