Apple lëshon iOS 16.3: Fokus i madh në siguri

Javën e kaluar Apple njoftoi se përditësimi i iOS 16.3 do të arrijë gjatë kësaj jave. Kompania amerikane njoftoi dje atë përmirësim, fokusi kryesor i së cilës është siguria. iOS 16.3 shton aftësinë për të përdorur një çelës sigurie për të bllokuar Apple ID-në tuaj dhe duket se sjellë mbrojtjen e avancuar të të dhënave të kompanisë për veçorinë iCloud në vendet jashtë Shteteve të Bashkuara.

Përditësimi rregullon gjithashtu sistemin e thirrjeve të urgjencës SOS, përfshin një sfond të ri “Unity” dhe shton mbështetje për HomePod-in e gjeneratës së dytë.


Ky funksion ishte i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara me iOS 16.2, por duket se përditësimi i ri i iOS 16.3 po e sjell funksionin globalisht. Vetë Apple hoqi njoftimin për këtë veçori që njoftonte se ishte i disponueshëm vetëm në SHBA. Gjithashtu, përditësimi do t’ju lejojë të konfiguroni automatizimet duke përdorur zërin tuaj dhe të pyesni Siri për vendndodhjen e anëtarëve të familjes, miqve, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.