Dje e rriti, sot e uli/ Bordi mblidhet sërish për çmimin e naftës…

Vetëm ditën e djeshme Bordi i Transparencës u mblodh dhe vendosi rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 210 lekë. 24 orë më pas i njëjti autoritet ka vendosur çmime të reja për karburantet, duke e ulur naftën me 4 lekë (206 lekë për litër) dhe benzinën me 1 lekë (191 lekë për litër). Ndërkohë, çmimi i gazit do të mbetet i njëjtë .

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 25.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 879, -13 nga data 24.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 947, -31 nga data 24.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 51 (-0.05 nga data 24.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: