Tentuan të transportonin për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, 4 emigrantë, të cilët sapo panë shërbimet e Policisë nuk hynë në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një rast të tentativës për dhënie ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, mbetur në tentativë, shtetasja E. L., 27 vjeçe dhe shtetasi algjerian S. G., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin me drejtuese shtetasen E. L.
dhe pasagjer shtetasin S. G., dhe i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi sipas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, këta shtetas do të transportonin 4 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.
Këta 4 shtetas, kur kanë parë shërbimet e Policisë, nuk kanë hyrë në automjetin me të cilin do të transportoheshin, por janë larguar me shpejtësi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.