U përplas me barrierat e rrugës / Policia arreston 39 vjeçarin nga Korça :” Ishte i dehur në timon dhe pa patentë

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. G., 39 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi Dh. G. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: