Xhuli vajza qe shihet si pretendente per ta fituar Big Brother Vip ,në një bisedë me banorët ka thënë se Kosova ende nuk është gati për një vajzë me mentalitet si ajo. Gjatë një bisede me Artanin, ajo ka folur rreth mentalitetit shqiptar duke thënë se e ndjen që paragjykohet.
Xhuli: Atdheun e kam puth se mka pëlqyer, por nuk mund të puthë 10 meshkuj brenda dite. Atdheun kur e kam puth e kam menduar dhe që është ok. Babi ndoshta këtë gjë do e ketë frikë, jo se nuk e pëlqen këtë gjë tek unë, por nuk e pëlqen gjykimin e shqiptarëve se mentaliteti ynë nuk është gati për një vajzë si unë. Në Kosovë të paragjykojnë pse vajza puthi ditën e pestë çunin. Pse bëri marrëdhënie. Nuk është mentaliteti i vendit për vajza si unë se unë jam shumë e hapur, flas për seksin, flas për tabu, flas për marrëdhënie, flas për punë, flas për fuqizimin e gruas, nuk duhet të bëjë barriera gruaja.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.