77-vjeçari, Shefki Bylybashi ka pranuar vrasjen e të birit. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zvezdë të Korçës, teksa në gjendje të rënduar psikologjike ka dhëndë dëshminë e tij. Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.
Banorët kanë thënë se ai jetonte në France bashkë me familjen, por ishte kthyer pak kohë më parë pas disa mosmarrëveshjeve .“Jetonte në Francë bashkë me familjen dhe ka pak kohë që është kthyer. Mosmarrëveshjet me familjen e tij kanë bërë që të kthehet në vendlindje.
Kishte 3 fëmijë. Nuk kishin konflikte me parë”, ka thënë një banor.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.