Arrestohet 37-vjeçari në Kapshticë… ja për çfarë akuzohet…

Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës një 37-vjecar nga Burreli. Arrestimi i tij u krye pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe se Gjykata e Matit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim B. S., 37 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin e datës 08.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”,-deklaron Policia.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: