Gjergji Jorgo ka ngjitur shkallët e karrierës nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë. Ai ka mbajtur postet e Inspektorit, Shefit të Komisariatit, Zv/Drejtorit deri në Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë. “Tronditës lajmi i kombshëm për ndarjen e beftë dhe të parakohshme të Drejtuesit të Parë Gjergji Jorgo.
Kolegu dhe miku jonë, i shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm Policisë së Shteti nga viti 1991 pa ndërprerje deri në vitin 2013 me largimin e padrejtë nga detyra. Gjergji ka ngritur shkallët e karrierës së tij policore përmes performancës së tij në mënyrë graduale nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë. Me pozicione të ndryshme si më kryesore: Inspektor, Shef Komisariati, Zv/Drejtor deri në Drejtor i Policisë Qarku Korçë.
Humbëm sot një qytetar, koleg, mik, profesionist dhe familjar model.
I shprehim ngushëllimet më të ndjera Zonjës së tij Juli, vajzës Elona dhe djalit Gerti. Ngushëllime gjithë të afërmve dhe miqve të tij. Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar! Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim.

