Udhëtimi me tren i mori jetën në lule të rinisë/ Prindërit e studentes Shqiptare: “Kërkojmë drejtësi…

Avokati i familjes shqiptare Micka, Stelios Sourlas, të cilët humbën vajzën e tyre 23-vjeçare Evgjeninë në aksidentin fatal hekurudhor në Larisa, është shprehur se familja e studentes kërkon drejtësi dhe vënien përballë përgjegjësisve të personave që shkaktuan këtë tragjedi tronditëse me 57 persona të vdekur.

Familja është e tronditur dhe në të njëjtën kohë shumë e revoltuar. Ata kërkojnë nga shteti që të gjithë përgjegjësit të mos u shpëtojë përgjegjësive. Do të bëj padi në ditët në vijim dhe do të kërkoj mbrojtjen e akuzës si dhe hetimin e përgjegjësive penale ndaj autoritetit përgjegjës, por edhe ndaj personazheve politikë që kishin mbikëqyrjen dhe supozohej të kontrollonin sigurinë dhe masat”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se përgjegjësia penale që do të kërkohet nga familja është në kujtimin e Evegjnisë.

Si ndodhi ngjarja? 

Evegjeni Micka ishte duke u kthyer me të dashurin nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. I fejuari i saj ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur. 23-vjeçarja shqiptare ishte pa ndjenja dhe zjarrfikësit thanë se do e nxirrnin jashtë, por ai nuk pa më asgjë. Familja e saj e kërkoi për dy ditë, pasi ajo nuk ishte as në listën e të plagosurve dhe as në listën e të vdekurve. Trupi i saj u identifikua më pas përmes ADN.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: