Panik në gjykatën e Larisas, i arrestuari var veten me litar…

Një i burgosur grek ka tentuar të vrasë veten në sallën e gjyqit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Larisa. I riu që mediat greke e përshkruajnë rreth 25 vjeç është vetëvarur me litar nga kati i tretë i gjykatës. Ai sapo ishte dërguar në sallën e gjyqit në kuadër të procesit që vijon që nga arrestimi i tij. Por, i riu është parë nga dy gra që janë përpjekur ta mbajnë nga këmbët deri në momentin e mbërritjes së efektivëve të policisë. Njëra prej grave që i shpëtoi jetën të riut tha se ishte shokuar nga gjithçka që kishte parë.

“Po dilja nga zyra, dëgjova një grua që bërtiste duke parë të riun të varej në boshllëkun e shkallëve. Pashë të riun të varur me litar në qafë në shkallët e brendshme të ndërtesës midis katit të tretë dhe të dytë. Vrapova me një zonjë tjetër dhe ia mbajtëm këmbët sa më shumë që të mos binte e të varej. Më në fund erdhi policia dhe mori në dorë situatën. Jam ende në shok,”– tha ajo.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: