Zhduket 29-vjeçari në Spanjë/ Nëna ngre alarmin: “Dyshojmë se e kanë rrëmbyer…

Një 29-vjeçar nga Vlora që ka emigruar në Spanjë, është zhdukur dhe nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij. I riu që ka humbur kontaktet me familjen është 29-vjeçari Artjol Ramaj. Ai ka udhëtuar drejt Spanjës pesë muaj më parë, ndërsa kontakti i fundit që ka pasur me familjen është më 2 mars. Për mediat, ajo deklaron se denoncimet i ka bërë edhe në policinë spanjolle si edhe shqiptare teksa këta të fundit kanë nisur kërkimet por deri më tani nuk kanë nxjerr asgjë në dritë.

Ajo tregon se djali i saj shkoi fillimisht ne Girona Spanjë, aty ku shkoi edhe i shoqi për të zbuluar diçka më shumë por nuk ia ka dalë. “Asnjë kontakt deri më sot me çunin. Policia na thotë se është rrëmbim. Bashkëshorten atje nuk i thonë asnjë gjë. I thonë: Mos ki merak, është rrëmbim, vrasje nuk është. Dyshojnë tek një person, se kanë qenë dy veta që e kanë bërë këtë punë.

Ky i zoti i shtëpisë dhe ky tjetri që e ka marrë djalin peng. Se janë gjetur në makinë gjurmët e djalit, por çfarë janë këmbë dhe rroba nuk dihet. Ata e dinë se çfarë kanë gjetur, gjurmë flokësh apo ndonjë gjë tjetër, vetëm gjetëm gjurmë të Artjolit, na thonë”, rrëfen e ëma e Artjol Ramajt për “Ora news”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.