Vaskë Niço ikona lëvizëse e Korçës”

Vaske Niço– gjyshi i të cilit kishte migruar në SHBA dhe është kthyer për të kontribuar në qytetin e tij – është punëtor i madh që mburret me faktin se kurrë nuk iki nga Korça, madje edhe në momentet e vështira të mbijetesës. Ai ka vullnet të fort dhe ndihet keq që rinia e sotme është paksa pasive e pa iniciativë për përparim.

Vaske Niço ka shumë role në teatër e në film. Ka luajtur në teatrin e kukullave, si aktor dhe animator, ndërsa përmes karnavaleve i afirmon vlerat e qytetit të tij e të shqiptarëve.


Me trupën e tij nga Korça ka performuar në shumë qytete të botës nga ku është kthyer me shumë çmime. Të gjitha këto të arritura janë bërë me sakrificën e tij e të kolegëve, duke qene se çdo udhëtim është bërë me shpenzime vetjaje.

Ai është një ikonë edhe i shoqatës që kerkon të mbrojë dhe të mos i lere në harresë serenatat korçare. Kënga, ndaj së cilës ka dashuri të madhe dhe një kujtesë për xhelozi, është ilaçi për stresin që mund t’ia shkaktojnë angazhimet e shumta, por që kurrë nuk e zmbrapsin. Dashurinë për serenatën e mbart tek të rinjtë.

“Prit, se nuk kemi filluar akoma…”, është fjalia e njohur e tij kur interpreton serenatat korçare në ambiente të ndryshme, kudo në Shqipëri. Dhe, kjo thënie është si pasqyrë e jetës së tij: në lëvizje, përherë në lëvizje. Për të miqtë thonë se duke qenë përherë në lëvizje, ai e “zbërthen” edhe relativitetin e Ajnshtajnit: “nuk” plaket, mbetet përherë i njëjtë. “Pritni, se akoma nuk keni parë asgjë nga unë”, ua kthen ai.

“Çdo grimcë e Korçës, sikur qarkullon në gjakun tim. Ndaj, çdo natë mendoj se çfarë të mire nesër mund të bëj. Mendimet e mira patjetër se krijojnë vitalitet”, thotë Vaske, ikona pozitive e Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: