Askund si në Korçë/ Behuni gati për atmosferën e zjarrtë të karnavaleve(Dt 3 Qershor)

Në Korçë kanë nisur përgatitjet për festën simbol te qytetit ,karnavalet…te cilat çelin sezonin turistik veror. Rikthimi i kësaj feste popullore mirëpritet nga banorët e qytetit dhe tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ku spikatin maskat e kostumet e larmishme dhe plot ngjyra… Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.

Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas vitit 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas vitit 90.


Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

Më datën 3 Qershor 2023, qendra e qytetit dhe jo vetem do pushtohet nga personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, ndërsa nuk mungojne as ballot me maska dhe serenatat tradicionale korçare. Grupe vendase, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit zbresin në bulevardin Republika ,Pedonale për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër karakteristik të qytetit për të ngritur peshë një atmosferë speciale…askund si në Korçë ….

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: