Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin e shtetasit P. G., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Devoll, pasi në këtë fshat, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi P. G. e drejtonte motomjetin, në gjendje të dehur.
