Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 40 vjeç, banues në Gramsh dhe K. K., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin kamion që secili prej tyre drejtonte, u gjetën të fshehur gjithsej 5 emigrantë,
të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga këta dy shtetas, për të kaluar ilegalisht kufirin.
