Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku një grua e moshuar është gjetur e mbytur në liqen. Trupi i pajetë i viktimës, Bukurie Abrashi, 81 vjeçe, është gjetur në lagjen nr.3. Nga hetimet e para, ka dyshime se e moshuara është vetëmbytur.
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur shtetasja B. A., 81 vjeçe, banuese në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas të dhënave të para dhe deklarimeve të marra familjarëve të saj, rezulton se 81-vjeçarja, vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.


