Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pas një aksidenti me makinë. Mediat italiane shkruajnë se i riu i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me rrethrrotullimin në aksin Saronno-Monza. Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.
Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.
Në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.