Nga marrja e lekëve përmes mashtrimit tek sherri e goditja me sende të forta ,policia procedon 3 persona…

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N. M., 68 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi tjetër, përmes mashtrimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. K., 37 vjeç dhe V. T., 33 vjeç, banues në Pogradec dhe në fshatin Vërdovë, Pogradec,

pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: