Arrestohet 28-vjeçari me Mercedes/ I dehur në timon, përplasi në aksin “Pogradec-Tushemisht makinën e parkuar…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin: D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet të parkuar në rrugë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 28-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: