Rrahin shefin e Policisë, shpallen në kërkim 3 të rrinjtë….

Shefi i policisë Bashkiake në Bulqizë është dhunuar brutalisht nga 3 persona. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët, Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç. Policia vendore informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: