E trishtë/ Po udhëtonte drejt Janinës, vdes papritur 19-vjeçari shqiptar në Greqi…

Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë papritur, teksa ishte duke udhëtuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa i riu shqiptar ishte në një makinë, në “Ionia Odos”. Shqiptari po udhëtonte drejt Janinës, por pasi humbi ndjenjat u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij.

Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike. Nuk dihet ende identiteti i 19-vjeçarit, por raportohet se është me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.