Dhun*an me shkopinj 14 vjeçarin që përfundoi në trauma /Arrestohet 16-vjeçari Korçar, i shpallur në kërkim…

Një 16-vjeçar u arrestua nga policia e Korçës pasi rezultonte në kërkim për plagosje të rëndë me mjete të forta të një 14-vjeçari. Policia sqaron se në ngjarje janë përfshirë edhe dy adoleshentë të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,

në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme’, citon Policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.