Wanda Nara: Leuçemia? Kam frike për femijët e mi. Icardi, gjithnje e më i pashëm dhe i dashuruar me mua

Wanda Nara, fituesja e “Dancing with the Stars”, ishte e ftuara e Mara Venierit në “Domenica In”. Aty foli për gjithçka, nga dashuria me Mauro Icardin e deri te leucemia, sëmundje që zbuloi se e kishte korrikun e kaluar. Ajo kishte shumë fjalë për të shoqin, të gjitha pozitive: “Mauro është gjithnjë e më i pashëm. Vitet ikin, por ai është gjithnjë e më i pashëm. Është 7 vjet më i vogël se unë, pastaj është sportist, ka trup perfekt”.

Ajo tha gjithashtu se Icardi është një baba shumë i mirë:

“Të gjithë fëmijët janë kthyer në Stamboll, Mauro i menaxhon vetëm, është shumë i mirë. Nuk e mendoja që ‘Dancing’ ishte kaq kërkues, është vërtet e vështirë. Pastaj kur hyn në konkurs, ju doni të bëni sa më mirë”.

Për fillimin e dashurisë së tyre, Wanda kujtoi se në fillim ishin vetëm miq: “Më tha gjithçka që mendonte dhe donte, ishte shumë i ri, ishte 17-18 vjeç, unë tashmë kisha një familje. Pastaj, kur e filluam lidhjen tonë, ndodhi pas divorcit tim, isha kthyer në Argjentinë. Ai më dërgoi një biletë për në Milano dhe unë nuk mund të shkoja, sepse kisha tre fëmijë.

Aty kuptoi që, nëse donte një lidhje me mua, duhej të bëhej serioz.

Në fakt ai më pyeti i pari, më tha se donte një familje me mua. Pas dhjetë vitesh mund të them se ai tashmë ka një pjekuri të pabesueshme. Ne u martuam pesë muaj pas fillimit të lidhjes, sepse ai tha: tashmë kemi tre fëmijë, duhet të martohemi.Të tre fëmijët e mi të rritur kanë qenë gjithmonë edhe të tijtë. Fillimisht isha shumë xheloze, tani pas 10 vitesh jo. Në fakt i bëj shpesh foto seksi dhe i them t’i shpërndajë, është pak më xheloz, por i pëlqen të bëjë filma…”

Wanda Nara nënvizoi se kërcimi po e ndihmon shumë në këtë periudhë:

“Kërcej sikur të mos më shikonte njeri, ndaj kam më pak frikë. Atje në Argjentinë do të kisha pasur më shumë frikë. U argëtova, kërcimi ishte ajo që më mungonte në karrierën time. Po e kaloj më me lehtësi këtë aventurë në Itali. Në Argjentinë do të kisha pasur më shumë presion”.

Wanda Nara ka nënvizuar vazhdimisht se sa e lumtur është, që është përballur me këtë aventurë të kërcimit në Itali:

“Më mungon Argjentina, shkoj atje sa herë që mundem. Këtu në Itali nuk ndihem si e huaj, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time. Isha mësuar me Milanon, por tani ndihem mirë edhe në Romë. Kam takuar kaq shumë njerëz dhe më vjen keq që kjo aventurë do të përfundojë javën e ardhshme”.

Për Stambollin shtoi: “E njihja Stambollin, sepse kisha shkuar atje me fëmijët për pushime. I kisha blerë një bluzë Françeskës dhe disa vite më vonë ajo u bë fanella e Mauros. Është një qytet i bukur. Unë i binda fëmijët të shpërnguleshin në Stamboll”.

Wanda Nara foli edhe për sëmundjen e saj, duke treguar se si më 11 korrik të këtij viti bëri një analizë gjaku, sepse ndihej veçanërisht e lodhur, por kishte punuar shumë dhe mendoi se kjo ishte arsyeja: “Mostra e gjakut tregoi vlera që kërkonin hetim të mëtejshëm. Mauro më çoi menjëherë në spital. Nuk kalova më kohë në spital, ndeza televizorin dhe në TV tashmë thoshin se kisha leuçemi. Mjekët nuk më kishin thënë mua ende asgjë”.

Ajo tha se fëmijët më të mëdhenj, gjithashtu e zbuluan sëmundjen që kishte përmes internetit dhe ishin tmerruar. E këshilluan edhe t’i padisë ata që e përhapën lajmin e sëmundjes së saj, por nuk e hodhi këtë hap:

“Nuk doja të flisja, kisha dyshime, sepse është diçka që doli në gazeta. Nuk e di nëse do ta kisha thënë menjëherë, përpara se ta asimiloja vetë. Është diçka për të cilën ende nuk di shumë. Do të kisha preferuar ta mbaja për vete, të flisja me familjen së pari. Madje më sugjeruan t’i padisja ata që e nxorën lajmin në media, pa ma thënë mua akoma, por tani gjërat e këqija ishin bërë. Nuk më ndryshonte jeta nëse do t’i padisja apo jo. Tani po mendoj për gjërat e rëndësishme”.

Më pas Wanda Nara tregoi se si “Dancing with the Stars” po e ndihmon që të mos mendojë për problemet e saj shëndetësore dhe se mund ta bëjë këtë “përpjekje” falë mjekëve që po e ndihmojnë, si ata nga Argjentina, ashtu edhe një mjek që i është rekomanduar nga njëra prej mentorëve të programit, Carolyn Smith, e cila ka vite që lufton kancerin:

“E pranova ftesën e ‘Dancing’ edhe për të menduar për gjëra të tjera. Jam shumë e zënë me kërcimin, që është gjithashtu një gjë shumë e bukur, duhet të qëndroj e fokusuar. Carolyn Smith më dha numrin e mjekut të saj, e cila më tha: Kudo që të jeni në botë, besojini këtij personi”.

Wanda tregoi gjithashtu se çfarë e frikëson më shumë nga kjo sëmundje: “Kur je nënë, mendon vetëm të mos i lini fëmijët vetëm. Edhe unë kisha frikë kur linda me prerje cezariane, sepse kisha frikë për fëmijët e tjerë. Mendoj se fëmijët janë ende të rinj dhe kanë nevojë për mua”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.