Pornostarja, Alby Rydes ka rrëfyer në Big Brother Vip Kosova, disa prej vështirësive që është përballur në jetë. Ajo ka rrëfyer se prindërit e saj janë ndarë kur ishte vetëm 9 muajshje, pas i ati pinte shumë dhe ishte xheloz, ndërsa ushtronte dhunë ndaj nënës së saj. Pornostarja ka treguar se nuk flet me babain prej 20 vitesh dhe pavarësisht se ai e ka kërkuar nuk i ka dhënë asnjë shans për të folur bashkë.
Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë.
Kam pasur dy motra më të mëdha edhe mesa di unë prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz, bënte sherre. Motra e madhe ka vuajtur më shumë sepse i ka parë të gjitha. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin për mua se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit. Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin me jetuar në Greqi. Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat sepse kemi qenë të ndara.
Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja, sepse jemi rritur në shtëpi vetëm me gjyshen dhe mamin. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh në komshinj dhe kushërinjtë për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje. Mami punonte dy punë për të më ushqyer”, tha aktorja e filmave për të rritur
Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetë e saj dhe më dhemb zemra që se ka dhe aty e kam kuptuar edhe unë që është shumë e vështirë të rritesh pa baba. Nuk e di nëse po e rris mirë vajzën, se edhe kur e kam lindur kam qenë vetëm edhe te spitali më ka ardh tezja që jetonte në Amerikë. Pas tre ditësh kur kam dalë nga spitali kisha valixhet dhe vajzën dhe isha vetëm, aty e kam kuptuar që vetmia me të vërtetë të mbyt deri në një farë pike. E kam pasur shumë të vështirë ta rris vajzën, sepse nuk e dija as si ti vesh bebelinat dhe si ta ushqeja apo ta vishja. Ajo sot është 5 vjeçe dhe është shumë e fortë”, tha Alby Rydes.
Kam qenë aktore e filmave për të rritur”, shprehet ajo, teksa shton: “Do ja lejoja seksin, që të më heqin mua nga qafa se kam bërë boll.”
Alby Rydes zbuloi se është “single si një dollar’ ndërsa zbuloi se është nënë e një vajze 4-vjeçare e gjysmë, e cila i ka dhënë porosi të fitojë BBVK që të blejnë një shtëpi.
“Jam single si një dollar, edhe ai që single nuk është më single se unë. Vajza ime është vetëm 4-vjeçe gjysmë dhe është e zgjuar, më tha shko fitoje dhe hajde që të më blesh një shtëpi”, tha ajo.
Ndërsa shtoi: “Kam Only Fans, s’kam as 3 muaj që kam hyrë. Është fantastike, e bëj për vete, bëj shumë lekë. Aty mund të bësh lekë vetëm duke biseduar. Unë kam menaxher që bën gjithçka për mua. Bëj fotot, ose i them atij që të flasë me personat në emër tim. E dija lojën, këtë radhë do e bëj për vete që të kompensoj lekët e humbura. Që të blej shtëpi, të paguaj shkollimin e vajzës, sepse jam vetëm me të, s’kam asnjë ndihmë. Vajza është me tezen.”



