E përmendi në shtëpinë e “BBVIP”, zbulohet partnerja e Albi Nakos?

Albi Nako është një prej konkurrentëve të “BBVIP3”, teksa përvec se është bërë pjesë e lojës dhe dinamikave të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, ai ka zbuluar pak (më shumë se zakonisht) nga jeta personale, teksa ka folur edhe për partneren e tij. Kështu balerini dhe koreografi i njohur, gjatë një bisede me banorët në shtëpi është shprehur se prej 4 vitesh është në një lidhje, por pa dhënë detaje,

ndërsa ka qenë Graciano Tagani që në një prej historive të tij ka zbuluar emrin e partneres, Dori.

Ndërkohë sipas “Iconstyle”, Dori është balerinë në profesion, njësoj si Albi dhe është disa vite më e re në moshë.

Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër. Gjithashtu mësohet se ata kanë nisur bashkëjetesën dhe gjërat janë në një fazë vërtetë serioze, ndërsa në një prej përshkrimeve të tij, Albi e ka përshkruar parnteren si “burrneshë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.