Sot, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, feston ditëlindjen e tij të 88-të. Ai lindi më 28 janar të vitit 1936 në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës, në një familje bektashie qytetare. Ai është një nga shkrimtarët më të shquar të Shqipërisë, i cili ka fituar dhe mirënjohje ndërkombëtare. Kadare ka fituar çmime si “Medalje e Artë e Lidhjes së Prtizrent”, Çmimi “Man Booker International” në Britani, “Princi i Asturias për Letërsinë” në Spanjë, “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë etj.
Disa nga veprat e tij më të shquara janë:
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” “Dimri i madh” “Kronikë në gur” “Kush e solli Doruntinën” “Kështjella” “Pallati i ëndrrave” “Dosja H” “Darka e gabuar”.
Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Aëards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
