Ishte dënuar me ‘arrest shtëpie’ /‘Korçari’ kapet duke vjedhur në Kolonjë, arrestohet…

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për dhunë në familje, për t’u implikuar në vjedhje, arrestohet 45-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se më datë 22.01.2024, ka vjedhur në qendrën shëndetësore të fshatit Barmash, 2 pajisje. Gjithashtu, më datë 27.01.2024, ka tentuar të vjedhë në një banesë të pabanuar.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet e vjedhura në qendrën shëndetësore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.