E trishtë/ Vuante nga leucemia,humb jetën në lule të rinisë ,Darda nga Korça…

Ka ndërruar jetë 20-vjeçarja nga Korça, Darda, e cila prej kohësh ishte në luftë me sëmundjen e saj, ku kurimi i kushtonte shuma të mëdha monetare, të cilat familja nuk i përballonte dot. Më 26 qershor 2023 e reja u diagnostikua me Leucemi Limfoblastike Akute. Palca e saj e kockave prodhonte një bollëk të qelizave të bardha të gjakut dhe pothuajse plotësisht ka ndaluar së prodhuari qeliza të kuqe të gjakut.

Mjekët e spitalit shtetëror në kryeqytet i rekomanduan mjekimin jashtë vendit. Darda dhe nëna e saj nxituan të merrnin pasaportat ndersa shkuan në Selanik të Greqisë në një spital privat.

Me heret studentja nga Korça tha se nga një analizë gjaku teksa dëshiroja të dhuroja gjak, zbulova se vuaja nga sëmundja e leuçemisë dhe në ato momente jeta ime dhe e familjes time ndryshoi”, duke shtuar se edhe pse fati e përballi me një sëmundje të tillë, ajo tregoi një forcë të admirueshme, duke luftuar me të gjitha forcat.

Korçarët shpresuan që kjo ëndërr e keqe e saj të merte fund sa më shpejtë, për t’a lejuar te rene të vazhdojë pasionet e saj. Me heret gjatë pedalimit, qytetarët korçarë treguan pjesën më humane, për t’u bërë bashkë si një familje e madhe, si për të dhënë mesazhin që janë një në të mirë e në të keq. Por Darda e humbi betejën e saj….

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.