Theu masën ‘arrest shtëpie‘ ,24-vjeçari Korçar kapet jashtë banese…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,

kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.