Po tranportonte me taksi 3 emigrantë te paligjshëm, procedohet 52-vjeçari nga Pirgu…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, u kap duke transportuar me automjetin e tij taksi, 3 emigrantë nga Vendet e Treta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.