Duel për vendin e 3-të/ Skënderbeu -Vllaznia, luhet me 24 Maj…

Humbja me Partizanin me shifrat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të “Final – Four” nuk shihet si dramtike në Korçë. Korçarët do të kenë mundësinë të luajnë një tjetër finale këtë sezon. Do të duelojnë me Vllazninë në finalen e vogël të “Final – Four”, e cila është e vlefshme për vendin e 3-të. Kështu më 24 maj në orën 19:00 në “Air Albania” Skënderbeu dhe Vllaznia do të vihen përballë

për vendin e 3-të.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic do të kërkojnë fitoren për të qenë ata forcë e 3-të, ndërsa për ta do të ishte si një “mini – trofe”, pasi në vitin e parë të në Superiore pas ngjitjes arrijnë të jetë menjëherë protagonistë.

Një duel i gjithi për t’u shijuar, ku korçarët dhe shkodranët vihen përballë vetëm pas javë pas duelit të fundit mes tyre në kampionat, sfidë që u fitua 5-1 nga Skënderbeu dhe që u siguroi pjesmarrjen  në “Final – Four”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.