I ra në kokë porta e hekurit, humb jetën tragjikisht 56-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë raporothet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Gjonçaj të Fierit. Një 56-vjeçare ka ndërruar jetë pasi e ka zënë porta e banesës poshtë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, ku porta prej hekuri e banesës është rrëzuar dhe ka goditur gruan, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Si pasojë kjo e fundit ka humbur jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 19:10, në fshatin Gjonçaj, dyshohet se është rrëzuar porta prej hekuri e banesës së shtetases U. A., 56 vjeçe dhe ka goditur këtë shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.