Qëlloi me armë nga ballkoni/ Forcat RENEA shkulin kangjellat e ballkonit, arrestojnë 71-vjeçarin në Korçë

Këtë të martë, tre orë me radhë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës, duke qëlluar me armë zjarri. Forcat RENEA kanë arritur që të arrestojnë 71-vjeçarin, që qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës në katin e parë të një pallati.

Mësohet se shtetasi Edmond Naska, nuk është lënduar dhe po shoqërohet në spital.

Forcat RENEA arritën të hynin brenda banesës, duke shkulur kangjellat e ballkonit dhe më pas kanë thyer xhamat, pasi i moshuari kishte mbyllur derën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.