E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën pasi e zuri korrenti nga makina e krasitjes

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa të Greqisë. Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin

Universitar të Larisës.

Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.