Policia e Pogradecit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen në shetitoren e qytetit. Sipas policisë, Marin Çuli 24 vjeç, qëlloi me thikë Deni Silo, 24 vjeç. Sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar u arrestua.
Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.
Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit’, citohet në njoftimin e policisë.
