Çmenduri në Korçë/ Burri lyen me benzinë ish-gruan dhe i ve flakën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë Korçën, teksa ish-bashkëshorti ka lyer me benzinë ish-gruan dhe i ka vendosur flakën. Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa, dhe ka kryer aktin e rëndë. Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim nga policia pasi është arratisur pas ngjarjes. Mësohet se çifti ishin në proces divorci.

31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi, rreth orës 17:00.

Bledari e ka ndaluar pak metër larg shtëpisë duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën. Mësohet se 31 vjeçarja jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e mitur, 3 dhe 5 vjeç. E dëmtuara u nis drejt Tiranës, në repartin e djegies vetëm pak momente më parë.

Njoftimi i Policise:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.