Nuk e pranonte divorcin/ Çmendet burri në Korçë ,lyen me benzinë ish-gruan dhe i ve flakën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pak pas mesditës. Bledar Trëndafili 45-vjeç ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili, me të cilën ishin të proces divorci. 45-vjeçari ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë duke spërkatur me benzinë 31-vjeçaren dhe më pas i ka vënë flakën.

Pasi ka kryer aktin e rëndë është larguar me shpejtësi.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit, ndërsa 31-vjeçarja po ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve të para, ata ishin në proces divorci, dhe e reja jetonte në një shtëpi me qira. E dëmtuara u nis drejt Tiranës, në repartin e djegies vetëm pak momente më parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.