“Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe”, frika e gjyshes për dy motrat që u shuan në aksidentin tragjik…

Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç, mbrëmjen e djeshme ishin nisur për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”.

Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”.

Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi për Report Tv se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur sherebelë.

Motra më e madhe drejtonte një makinë Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.Reth orës 20:15 të mbrëmjes së 24 gushtit në aksin Sarandë-Delvinë, një tjetër automjet, një Audi, i përplasi fort, duke i lënë pa jetë motrat, e duke plagosur miken e tyre, 24-vjeçare, Antonela Zhupa.

E reja po merr trajtim të specializuar nga bluzat e bardha në spitalin e Traumës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevi Norra, i cili kreu edhe një parakalim të gabuar./ Report Tv

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: