Trupi i pajetë i Marjola Nakoleci ka mbërritur në Korçë, ku ditën e sotme pritet të kryhet ceremonia mortore mes familjarëve dhe të afërmve. Familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe refuzojnë të kenë kontakte me median, për shkak të situatës së rënduar emocionale ndërsa vajza e madhe është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.
Vajza e çiftit ka dhënë gjithashtu një dëshmi tronditëse për momentet kur ndodhi vrasja.
Ajo ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, duke u shprehur se kohët e fundit babai kishte nisur të bëhej agresiv, xheloz dhe i dhunshëm ndaj mamasë së saj. Sipas vajzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda pak minutash dhe pasi babai dhe mamaja kanë debatuar me tone të larta, ai e ka goditur me thikë, ndërsa 36-vjeçarja kërkonte ndihmë dëshpërimisht.
Nga ana tjetër, motrat e viktimës jashtë kamerave janë shprehur se para tre javëve Marjola Nakoleci ka shpëtuar nga vetëvarja Pandeli Nakolecin, ndërsa ky i fundit, sipas tyre, e ka dhunuar sistematikisht pasi dyshonte për tradhti.
Ato shtojnë se Pandeli Nakoleci për të mos u ndarë, here pas here kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj me qëllim për ta lënë shtatzënë, ndërsa vetëm para një muaji gjinekologu i kishte vendosur masë parandaluese shtatzënie.
Në orën 11:00 të ditës së sotme pritet përcjellja për në banesën e fundit për nënën e katër fëmijëve.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




