U thirr nga Spak /Flet ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut…

Kishim parë njerëzit më të lartë të shoqërisë shqiptare, të paktën për nga postet publike që kanë patur dhe ende kanë, në dyert e Spak-ut, për here të pare ditën e sotme është shfaqur një ish-futbollist, kapiten, trajner i Skëndërbeut, ekipit kombëtarë të moshave dhe që sot aktualisht qëndron pushim të paktën nga futbolli, Bledi Shkëmbi.

Çudia e “vizitës” së një futbollisti në dyert e prokurorisë speciale është për faktin se ndryshe nga funksionarët e shtetit apo ish, që kanë qenë atje, futbollistët janë njerëzit më të dashur e me te respektuar për nga emocionet sportive që na japin apo na kanë dhënë.

Pas rreth një ore, me të dalë nga zyrat e SPAK, Shkëmbi deklaron: 

“Duke qenë se jam administrator i një kompanie dhënie makinash me qera luksoze, njëra prej tyre, një Audi RSQ8, është e bllokuar për disa procedura dhe hetime të personit që ja kanë sekuestruar, ndërkohë që makina është marrë me qira pranë kompanisë ku që unë drejtoj”, deklaron Shkëmbi, i cili më tej shton: “Solla dokumentacionin e kërkuar për të vërtetuar pronësinë dhe proçedurat që janë bërë për dhënien e makinës me qira, që ta zhbllokojmë dhe të vazhdojmë aktivitetin tone të pa përzier me problemet e drejtësisë”, mbyll ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut të madh që bëri krenarë shqiptarët në arenën europiane .

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.