Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi uron besimtarët për Kurban Bajramin

“Më lejoni që në këtë prag feste të Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë kjo festë në familjet tuaja”, shprehet myftiu ndërsa kujton ritualin e kësaj feste që ka si simbolikë flijimin e një bagëtie në shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit dhe më pas shpërndarjen te familja e të tjerët.

Cikalleshi thotë se në ditën që i paraprin Kurban Bajramit mund edhe të agjërohet.

“Sot, është dita e Arafatit kur haxhinjtë në Mekë mblidhen në zonën e Arafatit për t’u lutur. 

Besimtarët e tjerë mund të agjërojnë këtë ditë dhe Profeti a.s. na lajmëron se shpërblimi i agjërimit të kësaj dite është se falen gjynahet e një viti më parë dhe vitit të ardhshëm. Kush e ka kaluar agjërueshëm këtë ditë, lus Allahun t’ia pranojë dhe t’ia mundësojë shpërblimin!”, thotë Cikalleshi.

Falja e namazit në Korçë do të zhvillohet në orën 06:20 në oborrin e xhamisë “Iljas Bej Mirahori”.